Tornado në Teksas, të paktën 19 të plagosur

Disa tornado të njëpasnjëshme kanë prekur Teksasin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të paktën 19 persona mbetën të plagosur si pasojë e këtyre katastrofave natyrore.

Mbi 47 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike dhe një numër i madhe shtëpish e biznesesh janë shkatërruar plotësisht.

Shërbimet meteorologjike bëjnë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar mbi 10 tornado, ndërsa kanë paralajmëruar se në orët në vijim ato do të zhvendosen drejt Luizianës, Misisipit dhe Alabamës.

Shpejtësia e erës pritet të arrijë 120 km/h teksa autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët të jenë të kujdesshëm.


Shtuar 23.03.2022 08:45