Kreu i Partisë Social Demokrate Tom Doshi është ndalur sot në qytetin e Korçës, ku ka folur dhe për pritshmëritë që ka në 25 Prill. Sipas Doshit PSD që ai drejton ka pritshmëri nga elektorati gri, ndërsa flet për 3 mandate të sigurta në Tiranë dhe 2 të tjera në Shkodër.
Zoti Doshi, sa mandate do marrë partia juaj?
Ne të sigurta sot kemi 2 mandate në Shkodër, 3 në Tiranë por pritshmëria është shumë e madhe në Tiranë sepse pritshmëria është tek elektorati gri, që dhe me sondazhe dalim 30%, që nuk janë të bindur se për cilën forcë politike do të votojnë.
E thashë dhe më parë, morali politik ka mbaruar, nuk mund të jesh përfaqësues i popullit nqs vjen dhe takon elektoratin njëherë në 4 vite dhe u thua mbrapa që ca të bejme, nuk do Luli, nuk do Edi.
Zoti Doshi ju folët nga Korça për 6 mandate. E keni parasysh mandatin e Korçës të sigurtë?
Me informacionet që kam, Juli ka shumë mbështetje, sepse ky nuk është njeri i përçamjes, sepse këtu ka dhe përçamje fetare, ka dhe përçamje jo prej fshati jo prej qytetit. Unë për vete jam malësor, jam krenar që jam malësor por më voton e gjithë Shkodra. Në qytet, në fshatra, në Malësi, në Dukagjin gjithkund.
Pra kjo është një gjë shumë e rëndë për ato drejtues politik që kanë drejtuar Korçën prej vitesh. Nuk mund ta përcash elektoratin sepse përderisa shkon dhe i merr votat edhe në Pirg edhe në Korçë, nuk mund thuash ky është prej Pirgu e ky nga Pazari i Korçës. Nuk ka mburrje këtu.
Të gjithë votuesit janë të barabartë përpara kutisë së votimit dhe të gjithë drejtuesit politik kanë përgjegjësi morale ti përgjigjet atij votuesi pas zgjedhjeve, dhe këtë e bën Juli me se miri në Korçë.