Todd Robinson vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me presidenten Vjosa Osmani

Ditën e sotme, ndihmës sekretari amerikan Todd Robinson, ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Zyrtari amerikan, pritet të takohet sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Siç njofton Departamenti Amerikan i Shtetit, ai do të takohet me shefen e shtetit por jo edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Zyrtari i lartë amerikan, pritet të ketë takime edhe me përfaqësuesit e Sistemit Gjyqësor, atij Prokurorial dhe të Shërbimit Korrektues.


Shtuar 21.03.2024 10:26