Tmerr me vjedhjet në Lezhë! Hajdutët u presin kokën bagëtive dhe i marrin

Vjedhjet janë shtuar çdo ditë e më shumë në qytetet shqiptare.

Në Lezhë vjedhjet sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë dhe ky fenomen ndodh më tepër nëpër fshatra.

Mësohet se gjatë natës katër familje në Torovicë të Lezhës kanë rënë pre e vjedhjeve.

Sipas “ReportTv” mbrëmjen e kaluar hajdutët ju kanë prerë kokën bagëtive dhe i kanë vjedhur. Kur janë zgjuar banorët e Torovicës kanë gjetur vendin e larë me gjak pasi hajdutët iu kishin therur bagëtitë me të cilat jetojnë.

Sipas banorëve kjo situatë është e përsëritur dhe shumë shqetësuese pasi jetojnë me frikë dhe se duhet të bëjnë roje gjatë gjithë natës.


Shtuar 31.03.2022 15:12