Tjetër zjarr në Orikum, erërat e forta përhapin flakët, mbërrijnë forcat zjarrfikëse

Një tjetër vatër zjarri ka rënë në Orikum të Vlorës. Si pasojë e erërave të forta flakët e zjarrit janë të vështira për tu kontrolluar.

Ndërkohë flakët kanë përfshirë shkurre, shërbimet zjarrfikëse ndodhen në zonë dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në këtë zonë.


Shtuar 10.02.2024 20:23