Tjetër incident në gjyqësor, 75-vjeçari kanos kryesekretaren e Gjykatës së Fierit

Një 75-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se ka kanosur dhe fyer kryesekretaren e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për shkak të shtyrjes së një seance gjyqësore.

Njoftimi:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. H., 75-vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për shkak të shtyrjes së një seance gjyqësore, ka kanosur dhe fyer Kryesekretaren e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”,– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.