Tiranë/ Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, 14 të arrestuar dhe mbi 12 mijë gjoba në 1 javë. 6 të mitur udhëtonin pa patentë

Policia e Tiranës njofton se në 1 javë ka arrestuar 14 persona dhe proceduar 20 të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në komunikatën për mediat, policia thotë se 8 prej të arrestuarve drejtonin automjetin në gjendje të dehur, 3 drejtonin pa patentë, ndërsa 6 të tjerë janë arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave u proceduan në gjendje të lirë 11 shtetas, 6 të mitur që drejtonin pa patentë  si dhe një shtetas i proceduar në gjendje të lirë për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Gjithashtu, gjatë javës janë vënë 12 852 masa administrative, për shkelje të ndryshme rrugore, janë tërhequr karrotrec 20 automjete që kishin zënë hapësirat e dedikuara për lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera, si dhe janë bllokuar 17 automjete për shkelje të ndryshme rrugore.

Më tej, policia thotë se janë  ushtruar kontrolluar ndaj 64 kamionëve dhe autobetoniereve, ku është marrë masë administrative për shkelje të ndryshme rrugore për 5 drejtues kamionësh dhe 3 drejtues autobetonieresh.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe të mos parkojnë në hapësirat e dedikuara për mjetet e transportit publik apo ku bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera.


Shtuar 23.03.2025 14:18