“Tirana e jashtëzakonshme me pjesëmarrjen në zgjedhje”, Kryemadhi nxjerr pamjet (VIDEO)

Pasi ka votuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka publikuar një video ku tregon se qytetarët në Tiranë po votojnë masivisht.

Në postimin në rrjetin social, Kryemadhi tregon se numri i votuesve është i shumtë dhe bën thirrje që qytetarët të vijojnë të votojnë.

“Tirana e jashtëzakonshme në pjesmarrjen në zgjedhje. Të shumtë në numër, shqiptarët po dëshmojnë që do të sjellin ndryshimin. Votoni! Votoni! Votoni!”, shkruan kryetarja e LSI krahas videos.

Shtuar 25.04.2021 10:04