Prishet pajisja elektronike, bllokohet procesi i votimit në Tiranë

Është ndërprerë procesi i votimit në Shkozë në shkollën ‘Marilo Gorezi’ pasi është prishur paisja elektronike që printon të dhënat e qytetarëve.

Procesi i votimit në këtë qendër është bllokuar aktualisht dhe ka krijuar radhë të qytetarëve qe presin për të shprehur vullnetin e tyre me votë.

Pas këtij momenti komisionerët kanë marrë urdhër për pezullimin e votimit në këtë qendër votimi.

Është votuar nga ora 7:00 deri në orën 8:30 dhe më pas prcesi është pezulluar derisa teknika të zgjidhë problemin e ndodhur.


Shtuar 25.04.2021 10:26