TikTok vendos kufizime për kohën që personat nën 18 vjeç kalojnë në aplikacion

Me 60 minuta në ditë, TikTok ka kufizuar kohën e përdorimit të aplikacionit nga personat nën moshën 18 vjeç.

TikTok, në pronësi të ByteDance të Kinës, njoftoi se ky afat i ri kohor do të instalohet automatikisht në javët e ardhshme në çdo llogari që u përket përdoruesve të rinj nën 18 vjeç, të cilët do të duhet të fusin një kod nëse duan të qëndrojnë në sajt më shumë se 60 minuta.

“Ndërsa nuk ka një pozicion të pranuar universalisht për kohën ‘e duhur’ para ekranit, ose efektet e kohës para ekranit në përgjithësi, ne u konsultuam me kërkime akademike dhe ekspertë në Digital Wellness Lab në Spitalin e Fëmijëve në Boston për të zgjedhur këtë kufi”, vëren Cormac Keenan, Shefi i Mbikëqyrjes dhe Sigurisë së TikTok.

TikTok tha se do të inkurajojë përdoruesit e rinj të vendosin kufirin e tyre ditor të përdorimit nëse shpenzojnë më shumë se 100 minuta në ditë në aplikacion, por kanë hequr dorë nga kufiri i parazgjedhur prej 60 minutash.

Vitin e kaluar Instagrami lançoi kontrolle të reja prindërore që lejojnë kujdestarët të shohin se sa kohë kalojnë fëmijët e tyre atje dhe të vendosin kufij. /albeu.com


Shtuar 2.03.2023 07:33