Një qytetar në Gjirokastër ka shfaqur një entuziazëm pak të tepruar ndaj ish-kryeministrit Berisha.
Menjëherë sapo ka marrë mikrofonin, ai ka nisur me lavdërime ndaj Berishës, duke i vendosur atij një sërë epitetesh, madje edhe duke e quajtur Bud Spencer i Shqipërisë dhe legjenda e Tropojës.
Ai i ka kërkuar gjithashtu Berishës që t’i premtojë se do i çojë në fitore dhe do i rikthejë nderin e dinjitetin PD-së.
“O Bud Spencer i Shqipërisë, o legjenda e Tropojës, mirë se na ke ardhur në Gjirokastër dhe dua të na premtosh një gjë këtu, dua të na premtosh fitoren”./ albeu.com
View this post on Instagram