Trazira të shumta janë regjistruar në Tiranë, në prag të ndeshjes së Conference League, mes Romës dhe Feyenoordit.
Përveç sendeve të ndryshme të hedhura poshtë, një tifoz holandez e ka tepruar disi me shfrenimin e imagjinatës, teksa tentoi të thyente kordonet policore për të hyrë në stadium.
Ai menjëherë u arrestua nga forcat e shumta të policisë.
Gjithashtu bëhet me dije se tifozët i janë nënshtruar kontrolleve të rrepta të sigurisë. Ata duhet të jenë të pajisur me biletën, ndërsa do të kontrollohen që të mos marrin me vete sende të forta si dhe monedha./albeu.com/