Tifozët menduan se ishte motra e tij, por kush është vajza që mbështet yllin më të ri të “Kairat Almaty”

Tifozët në rrjetet sociale nuk ndalen së komentuari për pamjen e nënës së yllit më të ri të Ligës së Kampionëve, portierit 18-vjeçar Sherhan Kalmurza.

Portieri i ri i Kairat Almaty, Sherhan Kalmurza, u përball me Real Madridin të martën e kaluar dhe pësoi pesë gola, tre prej të cilëve nga Kylian Mbappe. Pavarësisht humbjes së rëndë, ndaj 15 herë kampionëve të Evropës, Kalmurza i bëri të dashurit e tij jashtëzakonisht krenarë.

Nëna e tij, Saule Rabayeva, e pa me krenari performancën e të birit. “Ti je më i miri, biri im! Ti je krenaria ime. Bëre gjithçka që munde. Për mua, ti je më i forti. Mos u dorëzo. Unë jam me ty dhe gjithmonë besoj tek ti”, shkroi ajo.

Postimi i saj bëri mjaft bujë në internet. Shumë fansa, pasi panë foton e saj, menduan se ishte motra e Sherhanit, jo nëna e tij.

Saule Rabayeva është bërë influencuese me pothuajse 40 mijë ndjekës në Instagram. Ndërkohë, djali i saj Kalmurza bëri histori si portieri i tretë më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve kur debutoi kundër Sporting Lisbon.


Shtuar 7.10.2025 13:18

Tags: ,