Thomas Friedman: Kina dhe Rusia janë shembulli më i keq i autoritarizmit

Nga Thomas Friedman, The New York Times

Dekada e fundit ishte pozitive për regjimet autoritare dhe një sfidë për ato demokratike. Mjetet kibernetike, dronët, teknologjia e njohjes së fytyrës dhe rrjetet sociale dukej se i bënin autoritarët edhe më efikas dhe demokracitë gjithnjë e më të vështira për tu qeverisur.

Perëndimi e humbi vetëbesimin dhe liderët rusë dhe kinezë thanë se këto sisteme kaotike demokratike nuk kishin më fuqinë që kanë pasur dikur. Dhe më pas ndodhi krejt e papritura: Rusia dhe Kina tejkaluan secilën.

Vladimir Putin pushtoi Ukrainën dhe për habinë e tij, ftoi në një luftë indirekte NATO-n dhe Perëndimin.

Kina këmbënguli se mori vendimin e duhur kur ndoqi politikën zero Covid. Por tani Kina ka izoluar të gjithë Shangain dhe të 44 qytete të tjera – rreth 370 milionë njerëz. Shkurtimisht, si Moska ashtu edhe Pekini e kanë gjetur veten papritmas duke u përballur me forca dhe sisteme shumë më të fuqishme dhe më të pamëshirshme sesa kishin parashikuar ndonjëherë, raporton abcnews.al.

Dhe betejat po ekspozojnë për të gjithë botën dhe për njerëzit e tyre, dobësitë e sistemeve të tyre. Aq shumë saqë bota tani duhet të shqetësohet për paqëndrueshmërinë në të dyja vendet. Rusia është një furnizues kryesor i grurit, plehrave, naftës dhe gazit natyror për botën. Nëse Rusia është bllokuar nga sanksionet dhe Kina është izoluar për një periudhë të gjatë, çdo cep i planetit do të preket.

Dhe kjo ka gjasa të ndodhë së shpejti.

Le të fillojmë me Putinin. Ai mendoi se duke qënë  se ushtria e tij kishte shkatërruar një sërë bazash ushtarakë në Siri, Gjeorgji, Krime dhe Çeçeni, mund ta kishte shumë më të lehtë të pushtonte një vend prej 44 milionë banorësh – Ukrainën,  që gjatë dekadës së fundit është përpjekur për tu bashkuar me Perëndimin dhe në heshtje po armatosej dhe stërvitej nga NATO.

Ka qenë një debakël ushtarak dhe ekonomik për Rusinë deri më tani. Por po aq e rëndësishme,  ka ekspozuar saktësisht se si “sistemi” i Putinit është ndërtuar mbi gënjeshtra.

Rusia e Putinit në thelb është ndërtuar mbi gënjeshtra dhe korrupsion, dhe ky nuk është një sistem elastik. Gjatë një fjalimi Putin tha se provincat lindore të Ukrainës Donetsk dhe Luhansk duhet të shpalleshin shtete të pavarura.

Por sa oficerë ushtarakë rusë që e shikonin atë poshtërim ishin të gatshëm t’i tregonin Putinit të vërtetën për Ukrainën?

Tani që ushtria e Putinit është në luftë me ushtrinë shumë të motivuar të Ukrainës, të metat kanë filluar të shfaqen në të vërtetë. Forcat e tankeve dhe logjistikës ruse u shkatërruan nga forcat e Ukrainës.

Dhe është e pamundur të themi se sa e paaftë duhej të ishte marina ruse për të lejuar që anija luftarake komanduese e Flotës së Detit të Zi të Rusisë, kryqëzori  Moskva, të shkatërrohej, humbja më e madhe në betejë në 40 vite.

Për më tepër, raketat Neptun nuk janë domosdoshmërisht “vrasëse të anijeve”. Ata ishin të projektuara për të qenë “vrasës të misionit” – për të çaktivizuar radarin dhe elektronikën e shkatërruesve të sofistikuar si Moskva – jo për t’i fundosur ato në mënyrë specifike, raporton abcnews.al.

Kështu që më vjen keq për komandantin që duhej t’i thoshte Putinit se anija ruse që përflitet se ishte e preferuara e tij, ishte fundosur nga një raketë ukrainase. Kina është një vend shumë më serioz se Rusia: ajo nuk është e ndërtuar nga nafta, gënjeshtrat dhe korrupsioni por mbi punën e palodhur dhe talentet e popullit të saj.

Duke prodhuar vaksinat e veta, në vend që të importojë ato më të mira nga perëndimi, dhe duke ripërdorur sistemin e saj shumë efikas të mbikëqyrjes dhe kontrollit autoritar për të frenuar udhëtimet, të bëjë testime masive dhe të karantinojë çdo individ apo lagje ku u shfaq Covid-19, Kina vuri bast për politikën “zero Covid”.

Nëse Kina do të regjistronte më pak viktima dhe do të kishte një ekonomi të lulëzuar, do të ishte një tjetër sinjal për botën  se komunizmi ishte superior ndaj demokracisë amerikane.

Por Pekini, ndërsa “u tall” me Perëndimin, neglizhoi vaksinimin e të moshuarve. Kjo nuk kishte aq rëndësi kur Kina ishte në gjendje të frenonte përhapjen e varianteve të mëparshme të koronavirusit me kontrolle të rrepta të popullsisë.

Por tani ka rëndësi, sepse vaksinat Sinopharm dhe Sinovac të Kinës nuk janë aq efektive kundër Omicron sa vaksinat mRNA të prodhuara në Perëndim, megjithëse ato janë ende efektive në reduktimin e shtrimit në spital dhe vdekjes. Më shumë se 130 milionë njerëz “të moshës mbi 60 vjeç janë ose të pavaksinuar ose kanë marrë më pak se tre doza.

Kjo ka bërë që Pekini të izolojë sërish banorët në Shangai.

Morali i kësaj historie?

Sistemet autoritare janë sisteme me informacion të pakët,  kështu që ata shpesh imponojnë më shumë se sa kuptojnë. Dhe edhe kur e vërteta del në shesh udhëheqësit e tyre e kanë të vështirë të ndryshojnë kursin sepse pretendimet e tyre për të qenë presidentë të përjetshëm, mbështeteten në  pretendimet e tyre për pagabueshmëri.

Dhe kjo është arsyeja pse Rusia dhe Kina janë të dyja duke luftuar.

Unë jam i shqetësuar për sistemin tonë demokratik. Por për sa kohë që ne ende mund të votojmë liderët e paaftë dhe të ruajmë ekosistemet e informacionit që do të ekspozojnë gënjeshtrën sistematike dhe do të sfidojnë censurën, ne mund të përshtatemi në një epokë ndryshimesh të shpejta dhe ky është avantazhi i vetëm më i rëndësishëm konkurrues që një vend mund të ketë sot./abcnews.al


Shtuar 19.04.2022 16:14