Theu rekord botëror duke lindur 10 fëmijë,  por një lajm i trishtë vjen nga foshnjat

Gosiame Thamara Sithole është gruaja nga Afrika e Jugut që lindi 10 fëmijë disa ditë më parë, duke thyer rekord botëror. Ky lajm bëri jehonë në të gjithë botën, duke e ciëlsuar si diçka të rrallë.

Por, ëdhënësi i familjes, Mathapelo Tsotetsi, tha për mediat se fëmijët kanë lindur para kohë (vetëm 28-javësh) dhe tani janë në incubator duke luftuar për jetën e tyre.

“Bebat dhe nëna e tyre janë shumë të brishta. Foshnjat janë në inkubator dhe po luftojnë për jetën”, ka thënë ai./albeu.com

 

 


Shtuar 10.06.2021 17:38