Kur Silvias nga Brazili iu ofrua një fluturim për në Britaninë e Madhe, përmes një ‘shoqeje’, ajo ishte e bindur se tashmë do të kishte një jetë më të mirë.
Në fakt ndodhi e kundërta, pasi ajo ra pre e një rrjeti të trafikimit të qenieve njerëzore dhe e gjeti veten duke punuar 16 orë në ditë në një shtëpi publike, ku paguhej 20 paund për 15 minuta seks.
Historia horror është publikuar nga The Sun, ndërsa thotë se është përdhunuar nga një person me Sida.
“Nëse jeni nga një vend i varfër, natyrisht që dëshironi një jetë më të mirë”, thotë ajo për The Sun.
“Kisha shumë klientë, dhjetë klientë në ditë, dhe ju lëndoheni pothuajse gjatë gjithë kohës. Ishte rraskapitëse. Kisha aq shumë klientë që më trajtonin si një kafshë, ndjehesha si një copë mishi. ”
Pas shtatë viteve ferr, Sylvia u shpëtua nga trafikantët dhe tani është kthyer në Brazil, por vlerësohet se 135 000 persona të tjerë janë akoma skllevër modernë në Britani sot.
Sipas raporteve të autoriteteve, ka edhe mjaft shqiptarë që trafikohen në Britani, shumica e të cilëve janë angazhuar në shtëpitë e kanabisit.