Teuta do të kërkojë përmbysjen në Elbasan Arena, tre lloje çmime biletash për ndeshjen kundër Shamrok

Biletat e ndeshjes Teuta Shamrok, në Elbasan Arena, do të jenë me tre lloje çmimesh.

Klubu durrsak po bën përgatitjet e fundit para se të nxjerrë nesër në treg biletat e ndeshjes, ku pritet që edhe kërkesa e sportdashësve të jetë e lartë.

Teuta do ta luajë ndeshjen e kthimit me Shamrok Rovers në “Elbasan Arena”, të enjten në orën 20:00.

Biletat në tribunën VIP do të kushtojnë 1000 lekë të rinj. Biletat në tribunat qendrore A1, A2, A3, A4 dhe B1, B2, B2, B3, B4, B5 do të kushtojnë 500 lekë. Biletat në tribunën përballë (E) do të kushtojnë 300 lekë.

Biletat fillimisht do të shiten pranë pikës së shitjes në stadiumin “Niko Dovana” nga ora 16:00-20:00. Të enjten biletat do të shiten edhe pranë biletarisë së stadiumit “Elbasan Arena” nga ora 10:00 deri në orën 20:00, kur fillon edhe ndeshja me irlandezët.

Teuta do të kërkojë përmbysjen ndaj Shamrok Rovers më 12 gusht, ora 20:00, në “Elbasan Arena”. UEFA ka përcaktuar edhe arbitrat që do të mbajnë drejtësinë në ndeshjen e kthimit, të cilët do të jenë nga Finlanda.

Kryesor i takimit do të jetë Petri Viljanen, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Mika Lampu dhe Riku Vihreavuori. Kryesori Viljanen është 34 vjeç dhe nuk është i panjohur për sportdashësit shqiptar. Më 11 qershor 2019 Viljanen ka gjykuar Shqipëri-Moldavi, që u fitua 2-0 nga kuqezinjtë. Më 9 shtator 2019, arbitri finlandez erdhi për herë të dytë në Shqipëri, ku arbitroi kombëtaren U-21 ndaj Austria U-21, takim i cili u fitua nga austriakët në shifrat 4-0.


Shtuar 10.08.2021 12:55