Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një mesazh ndërgjegjësues në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për shëndetin e grave dhe luftën kundër kan*erit të gj*rit.
“MIRËMËNGJES dhe në këtë Tetor Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin e grave, ku deri tani janë kryer 779 mamografi vetëm në javën e parë të Programit Kombëtar të Depistimit të Kancerit të Gjirit, në 16 mamografi stacionare dhe 2 njësi të lëvizshme që ofrojnë shërbimin falas në gjithë vendin, e me thirrjen e vazhdueshme për të bërë mamografinë falas, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Fushata sensibilizuese vijon në të gjithë Shqipërinë, me qëllim zbulimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit të gjirit, sëmundjes që prek mijëra gra çdo vit.