Terror në shkollën ruse: Vriten 8 nxënës dhe 1 mësuese, autori vetëm 17 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë të Rusisë, ku të paktën nëntë njerëz, shumica fëmijë, janë vrarë.

Mësohet se dy persona hapën zjarr në një shkollë në qytetin Kazan, teksa një nga sulmuesit është një 17-vjeçar, tashmë i arrestuar.

Qitësi i dytë është ende në ndërtesën e shkollës, teksa Telegram raporton se po mban peng disa persona.

Kanali REN-TV Telegram raportoi se oficerët e sigurisë tani po mësyjnë shkollën. Një nga viktimat thuhet se ishte një mësuese dhe tetë viktimat e tjera ishin studentë.

Të paktën 10 persona janë plagosur, katër prej të cilëve u shtruan në spital, njoftoi TASS. Video e postuar nga kanalet e lajmeve në Telegram tregon fëmijët që hidhen nga dritaret e shkollës nën tingujt e të shtënave.

Zyra e prokurorit rajonal në republikën e Tatarstanit tha se ka filluar të shikojë të shtënat dhe prokurori rajonal është vendosur në vendngjarje.


Rustam Minnikhanov, presidenti i Tatarstanit, gjithashtu ka mbërritur në shkollë, sipas të përditshmes së biznesit Kommersant.


Shtuar 11.05.2021 10:10