E rëndë në Athinë, shqiptari merr peng familjarët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë, kur një 28-vjeçaar, babai i dy fëmijëve ka marrë peng bashkëshorten dhe nënën e tij në lagjen Palini të Athinës.

Burimet policore kanë bërë me dije se autori quhet Ervis Hoxha nga Berati dhe vuan nga probleme mendore, shkruan Top Channel.

Autori ka mbajtur me dhunë për orë të tëra dy gratë. Në zonë shkuan forca të shumta policie si dhe skuadra e specializuar e policisë helene, Ekam.

Autori është arrstuar dhe është dërguar në drejtorinë e policisë së Atikës. /albeu.com


Shtuar 6.02.2022 21:39