Tërmeti shkund Greqinë, magnituda dhe epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.2 Rihter ka goditur Greqinë mëngjesin e kësaj të premte.

Sipas të dhënave të para tërmeti është regjistruar në ishullin Amorgos, në jug-lindje të Greqisë. Thellësia e tërmetit vlerësohet të ketë qenë 10 kilometra.

Greqia njihet për aktivitetin e saj të lartë sizmik, për shkak të vendosjes së pllakave tektonike.

Muajin e fundit janë shënuar disa tërmete të magnitutave nga 2 deri në katër Rihter në ishullin e Kretës dhe në Athinë./albeu.com/ 


Shtuar 30.06.2023 10:19