Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, BE planifikon të mbajë konferencë donatorësh

Bashkimi Europian po planifikon të organizojë një konferencë donatorësh në mars për të mobilizuar ndihmën ndërkombëtare për Sirinë dhe Turqinë për t’u marrë me ndikimin shkatërrues të tërmetit të kësaj jave, ka thënë shefja e KE, Ursula von der Leyen.

“Tani po garojmë kundër kohës për të shpëtuar jetë së bashku. Së shpejti do të ofrojmë ndihma, së bashku. Turqia dhe Siria mund të mbështeten te BE”, shkroi Von der Leyen në Twitter.

BE tha se konferenca do të mbahet në fillim të muajit të ardhshëm në Bruksel në koordinim me autoritetet turke për të mobilizuar fonde nga komuniteti ndërkombëtar në mbështetje të njerëzve të të dy vendeve.

“Askush nuk duhet të lihet vetëm kur një tragjedi si kjo godet një popull”, tha von der Leyen në një deklaratë. /albeu.com


Shtuar 8.02.2023 19:21