Mesditën e kësaj të mërkure, një tërmet 6,2 ballë i shkallës Rihter, u regjistrua afër Stambollit, njoftoi shërbimi i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente të Turqisë (AFAD).
Lëkundja sizmike ndodhi në ujërat e hapura pranë bregdetit të Silivrisë, në detin e Marmarës. Për më tepër, tërmeti ndodhi në momentin që një gazetare e CNN Turk ishte direkt për emisionin e saj televiziv.
Siç shihet në videon që ka bërë xhiron e internetit, gazetarja ishte e qetë gjatë sekondave të para të lëkundjes sizmike.
Megjithatë, ndërsa kalonte koha dhe tërmeti forcohej, ajo u tmerrua dhe filloi të bërtiste.