Mes lotësh një nënë e moshuar pret një dritë jeshile nga ekipet shpëtuese në Turqi.
Mes rrënojave e moshuara lutet që mbesat dhe nipërit e saj që kaneë mbetur nën rrënoja të jenë gjallë.
Edhe pse shpresat që ata të jenë gjallë janë të pakta, nëna thotë se nuk dorëzohet deri sa të ketë një informacion mvi gjendjen e nipërve dhe mbesave. Familja e të mshuarës jetonte në katin e parë të pallatit 12-katësh, raporton CNN.
“Ishin në katin e parë, duke fjetur, nuk e di nëse dikush mund t’i arrijë… dhe është shumë ftohtë, ata do të ngrijnë nën rrënoja”, thotë ajo ndërsa lutet që të jenë gjallë.
Nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë, janë vrarë mbi 1.700 persona. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vetëm në shtetin e tij janë regjistruar 912 viktima. Ndërkaq, Siria raportoi për më shumë se 800 të vdekur.
Tërmeti prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë.
Agjencia për menaxhimin e emergjencave raportoi se të hënën u regjistrua edhe një tërmet i ri prej 7.6 ballësh, afër epiqendrës së tërmetit paraprak vdekjeprurës, duke shkaktuar dridhje të tjera të tokës. Presidenti turk tha më herët se 5.400 persona janë plagosur, ndërkaq 2.470 të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat.
Afër 3.000 ndërtesa janë rrëzuar nga tërmeti, tha ai./albeu.com/
.