Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter goditi Ekuadorin të enjten rreth orës 17:30, njoftoi Instituti i Gjeofizikës, dhe fatmirësisht nuk u shënua viktima. Tërmeti i fuqishëm është ndjerë në gjithë vendin ndërkohë që ka vetëm dëme materiale.
Epiqendra e tij ndodhej 13 kilometra nga fshati Simon Bolivar, në periferi të Guayaquil, një port i madh dhe kryeqyteti financiar i vendit. Presidenti Guillermo Lasso i bëri thirrje qytetarëve të tij që të qëndrojnë të qetë dhe me anë të një postimi në twiter shkruante se të gjithë autoritetet janë të mobilizuara për ti bërë ballë pasojave.
Ekuadori ndodhet në majë të pllakës tektonike Nazca dhe pllakës tektonike detare të Amerikës Latine dhe në territorin e tij shpesh regjistrohen tërmete të forta.
#Guayaquil Earthquake of magnitude 6.1 shakes Guayaquil and is felt in several Ecuadorian citieshttps://t.co/klv26EeStI #earthquake #Ecuador #sismo #WeatherUpdate pic.twitter.com/fFoa3xwREy
— 247TV (@247TV3) July 15, 2022