Tërmeti i fuqishëm me 62 viktima në Japoni, Kina e gatshme të ofrojë ndihmë

Në ditën e Vitit të Ri, Japonia u godit nga një tërmet masiv, ndërsa  Kina është e gatshme të ofrojë ndihmën e nevojshme për Japoninë.

Autoritetet japoneze kanë konfirmuar 62 vdekje deri më tani, duke e bërë tërmetin më vdekjeprurës në Japoni që nga viti 2016.

Shumë nga të vdekurit janë në Suzu dhe Ëajima, një qytet tjetër në skajin verior të gadishullit Noto.

Në Suzu, një qytet me pak më shumë se 5,000 familje afër epiqendrës, 90 për qind e shtëpive mund të jenë shkatërruar, sipas kryetarit të saj, Masuhiro Izumiya.

“Situata është katastrofike”, tha ai.

Tërmeti me magnitudë 7.6, goditi detyroi njerëzit në zonat bregdetare perëndimore të kërkojnë toka më të larta, ndërsa valët e cunamit rrëmbyen makina dhe shtëpi nën ujë.


Shtuar 3.01.2024 09:28