Tërmeti goditi Shqipërinë, a ka rrezik? Luljeta Bozdo flet për AlbEu.com

Një tërmet me magnitudë 4 goditi Shqipërinë disa minuta më parë, duke krijuar panik tek qytetarët. Epiqendra e tërmetit ka qenë në zonën e Belshit, ndërsa thellësia fokale ka qenë 5 kilometra.

E kontaktuar nga AlbEu.com, inxhinierja Luljeta Bozo, theksoi se këto tërmete të kësaj madhësie nuk janë aspak shqetësuese.

Sipas saj zona ku ka rënë tërmeti nuk është problematike dhe se qytetarët duhet të rrinë të qetë.

Nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Janë disa lloj tërmetesh që kanë lidhje me çlirimin e nergjisë, tërmete e zonat naftëmbajtëse, tërmete nga çlirimit bërthamore. Ky nuk është tërmet shqetësues. Tërmete me magnitudë 4 ndihen por nuk duhet pasur frikë, zona ku ka rënë nuk ëhstë problematike”, u shpreh Bozdo për AlbEu.com.

/AlbEu.com/


Shtuar 28.02.2023 19:34