“Tërmet” në Vlorë? Ramës i rrezikohet mandati i tetë

Eksperti zgjedhor Agim Tutulani u shpreh se në qarkun e Vlorës nuk pritet ndonjë ndryshim i madh sa i përket numrit të deputetëve duke anuar më shumë se PD mund të rritet maksimalisht deri në 4 mandate.

“Pikëpyetja e vetme këtu mbetet nëse LSI do të mundet që t’i marrë një mandat PS-së apo kjo e fundit do të ruajë mandatin e 8”, shprehet Tutulani.

Që kur u bënë publike listat me emrat e kandidatëve, politika shqiptare në Vlorë nisi vrullshëm përplasjet.

 

 


Shtuar 25.04.2021 23:36