Tërmet në Turqi, sa ishte magnituda

Një tërmet 4.6 Rihter ka ndodhur pak më parë në Turqi, sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar.

Thellësia fokale ndodhet në dhjetë kilometra.

Sipas mediave turke epiqendra e tërmetit ishte në İslahiye, një qytet dhe selia administrative e distriktit İslahiye në provincën Gaziantep në Turqinë jug-qendrore.


Shtuar 31.03.2023 14:06

Tags: ,