Nesër ministri i Brendshëm Ervin Hoxha në orën 10:00 ka thirrur në mbledhje të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit si edhe drejtorët e departamenteve.
Ende nuk dihet zyrtarisht arsyeja e mbledhjes, por pritet të diskutohen prioritetet e reja në Policinë e Shtetit.
Gjithashtu nuk përjashtohet edhe hapja e konkursit për zgjedhjen e drejtorëve të qarqeve dhe departamenteve në Policinë e Shtetit sipas ligjit të ri të Policisë.
Po ashtu mësohet se priten ndryshime të shumta në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke përfshirë të gjithë zinxhirin drejtues dhe drejtuesit e drejtorive vendore.
Gjithashtu priten ndryshime edhe në drejtimin e drejtorive në varësi të Ministrisë së Brendshme.