Tërmet në Itali, shkundet provinca e Udines

Në orën 02:42 të mëngjesit, një tërmet me magnitudë 3.6 u regjistrua  në Veriperëndim të Friuli Venezia Giulia, në provincën e Udines.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti kishte një hipoqendër shtatë kilometra të thellë dhe një epiqendër tre kilometra nga komuna e Ampezzo.

Aktualisht, nuk ka raportime për dëme në njerëz apo sende.


Shtuar 10.01.2025 09:03

Tags: ,