Tërmet i fuqishëm në Mal të Zi, sa ishte magnituda

Mesditën e kësaj të mërkure, rreth orës 12:40, një tërmet i fuqishëm ka goditur Malin e Zi.

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, magnituda e tërmetit ka qenë 4.7 ballë e shkallës Rihter.

Ndërsa thellësia fokale, është llogaritur në 9 km. Epiqendra e lëkundjes sizmike raportohet të jetë pranë kryeqytetit, Podgoricës.

Ende nuk raportohet dëme në ndërtesa apo njërëz të lënduar. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Bosnjë-Hercegovinë.


Shtuar 3.04.2024 13:57