Mëngjesin e sotëm, Japonia është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë, teksa autoritetet vendase kanë lëshuar një paralajmërim për cunami.
Lëkundjet e forta sizmike u ndjenë në Ishikaëa, sipas transmetuesit kombëtar NHK, shkruan The Guardian.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi gjithashtu një paralajmërim për cunami përgjatë rajoneve bregdetare të prefekturave Niigata dhe Toyama.
Dallgët kanë arritur deri në 5 metra në Noto.
Banorëve në këto zona iu është kërkuar që të largohen menjëherë.
Ende nuk ka informacione zyrtare sa u takon dëmeve.