Mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 7.1 ka goditur brigjet e Filipineve.
Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, epiqendra e lëkundjeve ishte 148 kilometra në juglindje të qytetit të Zamboanga, në Mindanao perëndimore, ku jetojnë rreth 460 mijë njerëz.
Për momentin, nuk janë raportuar dëme apo viktima dhe nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.
Tërmeti i fortë është ndjerë dhe në shumë zona pranë Filipineve, teksa paslëkundje po të forta janë regjistruar në orët në vijim.