Ditën e djeshme, një 62-vjeçare ka përfunduar në spital, pasi dyshohet se ka konsumuar mbidozë të ilaçeve që përdorte.
Aktualisht, 62-vjeçarja ndodhet në spitalin e Tiranës, në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi:
“Ditën e djeshme, në banesën e saj në Tepelenë, dyshohet se ka konsumuar mbidozë të ilaçeve që përdorte, një shtetase 62 vjeçe. Ajo aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, në spitalin e Tiranës”, thuhet në njoftimin e policisë.