ITALI– Një 29-vjeçar me origjinë nga Shqipëria dhe banues në Shqipëri u kap dhe u arrestua në Campodarsego. Ai akuzohet për tentativë vrasje me paramendim të kryer ndaj një gruaje më 22 nëntor 2023 në Peshkopi.
29-vjeçari qëllon një grua në Shqipëri dhe arratiset në Itali
Një shqiptar 29 -vjeçar ishte arratisur nga Shqipëria nëntorin e kaluar pas një ngjarjeje vërtet shqetësuese, të zbuluar nga karabinierët e stacionit lokal dje, 4 shkurt 2024, në Campodarsego .
“I riu me origjinë dhe banues në “Tokën e Shqiponjave” kishte tentuar të vriste një grua më 22 nëntor 2023 në qytetin e Peshkopisë dhe më pas iku në Itali”, shkruajnë mediet fqinje.
Ai hyri në një hotel në Campodarsego dhe u ndez alarmi
Megjithatë, arratia e tij përfundoi në një hotel në Campodarsego, ku shqiptari ishte ndalur për të kaluar natën.
Në fakt, gjatë regjistrimit të tij në bazën e të dhënave të hoteleve, alarmi është aktivizuar menjëherë tek policia, e cila tashmë kishte dijeni për të arratisurin për të cilin kishte urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Autoriteti Gjyqësor Shqiptar.
Brenda pak minutash një patrullë u shfaq në ambientet e akomodimit, ku 29-vjeçari nuk bëri asnjë rezistencë. I shoqëruar në kazermë për procedimin ritual, më pas u dërgua në burg në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor./albeu.com