Tentoi të korruptonte gjyqtarin për të mbyllur një çështje penale, AMP ekzekuton masën ‘Arrest në shtëpi” ndaj ish-oficerit të policisë gjyqësore

Vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj ish-oficerit të policisë gjyqësore L.F, 46-vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Nga hetimet disa mujore nën drejtimin e SPAK, u arrit të dokumentohej përfshirja e ish-oficerit të DVP Berat në veprime korruptive, i cili në këmbim të një vlere monetare, tentoi të mbyllte një çështje penale në ngarkim të një qytetari.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, vijon bashkëpunumin e ngushtë me institucionet ligjzbatuese për të garantuar integritet në rradhët e Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera mbikëqyrëse.


Shtuar 30.07.2024 09:08