Tentoi të kalonte kufirin me pasafortë false, kapet 28 vjeçari në Muriqan

Një 28 vjeçar është arrestuar në pikën kufitare në Muriqan pasi është kapur me pasaportë false.

I riu ka pasur si synim kalimin në Malin e Zi ndërkohë që pasaporta të cilën ia ka dhënë për verifikim autoriteteve nuk është pranuar nga sistemi elektronik.

Të lidhura

None found

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Njoftimi i plotë:

Paraqiti pasaportë të falsifikuar në kufi, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.

Nga shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, në bashkëpunim me strukturat e DVP Shkodër, është arrestuar në flagrancë shtetasi E. J., 28 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.

Ky shtetas është paraqitur në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, për të kaluar drejt Malit të Zi, me një pasaportë bullgare që nuk është njohur nga pajisjet elektronike që përdoren për verifikimin e dokumenteve.

Pas një kontroll të imtësishëm në vijën e dytë rezultoi se pasaporta që ka paraqitur ky shtetas ishte e falsifikuar.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet edhe pasaporta kosovare, me të cilën u bë i mundur identifikimi i tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”. /albeu.com/


Shtuar 18.03.2021 12:11