Tentoi të arratisej nga 313, Arbër Çekaj izolohet me “shokët” në regjimin 41 bis

I dënuari Arbër Çekaj i cili u kap në portin e Durrësit me 613 kg lëndë narkotike, kokainë, është transportuar sot drejt burgut të egër, “41 bis”.

Çekaj është dërguar në këtë burg pasi konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë.

Rikujtojmë si Çekaj është arrestuar në 2018 me 613 kg kokainë dhe është dënuar me 14 vite burg.

Pak ditë më parë bashkë me të dënuarin tjetër, Fatmir Pjetri tentoi të arratisej nga burgu 313 në Tiranë, tentativë e dështuar.

Kush janë 3 të dënuarit e tjerë në burgun e egër 41 biss?

Aleksandër LLanaj nga qyteti i Vlorës njihet për Másakrën e 7 Prillit në 2015-ën të ndodhur në Vlorë.    Gjykata e Apelit në Vlorë asaj kohe e ka dënuar me 35 vjet heqje lirie Aleksandër Llanajn dhe me nga 24.4 vite burg shtetasit Ani Begajn dhe Bertil Aliajn. Që të tre këta persona u shpallën fajtorë për një vrasje të trefishtë të ndodhur në prill të vitit të kaluar në qytetin e Vlorës.

Seanca ndaj këtyre shtetasve është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe për këtë ata kanë përfituar uljen e dënimit me 1/3-tën, pasi më herët gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë e cila kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Llanajn dhe dënimin me 35 vite burg për 2 të tjerët.

Fatmir Pjetri- 33-vjeçari është nga Puka dhe rezulton i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë. Pas ardhjes në Shqipëri ai në vitin 2013 u bë pjesë e “Bandës së Babagjyshëve”. Ai ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet e bëra nga banda e “Babagjyshëve”,që u shtrinë në të gjithë vendin, në Tiranë, Kuçovë, Durrës, Berat, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç, Shkodër.

Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku u grabit një argjendari. Pas kësaj ngjarje ai u arrestua në 24 nëntor të 2017. Pjetri kryente çdo grabitje pa lënë gjurmë, pa shkaktuar viktima dhe në një kohë prej 3 minutash.

Pas u shpall në kërkim ndërkombëtar ai deklaroi: “Nuk e di cili shpik për emrin tim, jam i pafajshëm. Policia të më akuzojë me fakte reale, jo me sajesa”.

Redjan Rraja është në gjykim nga GJKKO lidhur me atentatin në vitin 2019 ndaj prokurorit Arjan Ndoja.  34-vjeçari me precedentë të mëparshëm penalë dhe me profesion stomatolog u ndalua në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

Nipi i deputetit Rrahman Rraja, dyshohet se është një nga personat që mori pjesë në atentatin ku mbetën të plagosur prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, Pëllumb Muharremi dhe Andi Maloku.

Një tjetër ngjarje ku është përfshirë ka ndodhur më 30 Korrik të 2018-s kur Redjan Rraja u akuzua nga punonjësi i policisë Emiliano Nuhu se e kishte kërcënuar së bashku më Ramazan Rrajan. Sakaq Redjan Rraja u arrestua në Maj të vitit 2016, pasi akuzohej për fshehjen e pistoletës dhe telefonit të të vrarit Elton Çiço.. /albeu.com/