Tentohet rrëmbimi i foshnjës së lindur nën rrënoja? Persona të armatosur sulmojnë spitalin që kujdeset për të

Persona të armatosur kanë sulmuar një spital në veri të Sirisë, aty ku ndodhet vajza e lindur nën rrënojat e shtëpisë së saj të shembur, raporton Skynews, duke cituar një zyrtar.

Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtari tha se sulmuesit ndoqën drejtorin e klinikës dhe e rrahën atë.

Raportet në mediat sociale thonë se sulmi ishte në përpjekje për të rrëmbyer foshnjën, por zyrtari mohoi se ishte rasti.

Vajza, e cila është quajtur Aya,  fjala arabe që do të thotë “një shenjë nga Zoti”, ka qenë në spital që nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë javën e kaluar.

Zyrtari tha se drejtori i spitalit kishte dyshuar se një infermiere që po fotografonte Aya-n po planifikonte ta rrëmbente atë dhe e kishte dëbuar atë nga spitali.

Infermierja u kthye disa orë më vonë, e shoqëruar nga personat e armatosur që nisën sulmin.

Nëna, babai dhe katër vëllezërit e motrat e Aya-s vdiqën në katastrofë dhe ajo është monitoruar nga afër që nga lindja e saj, me njerëz nga e gjithë bota që i ofrohen për ta ndihmuar.

Megjithatë, disa persona janë shfaqur duke pretenduar në mënyrë të rreme se janë të afërm të saj, duke bërë që policët lokalë ta ruanin atë./albeu.com


Shtuar 14.02.2023 14:56