Tentativa për grabitjen e bankës në Tiranë, Anila Hoxha futet në “vrimën e miut” dhe zbulon çfarë kishte brenda tunelit

Gazetarja Anila Hoxha është futur brenda tunelit të hapur enkas për vjedhjen e Bankës së nivelit të dytë te bulevardi Zogu I në Tiranë.

E ftuar sot në emisionin e mëngjesit ‘Wake Up’, ajo zbardhi detaje të reja nga tentativa e djeshme e grabitjes dhe deklaroi se autorët të cilët po gërmonin poshtë tunelit për të grabitur bankën, kishin informacione shumë të sakta.

Ajo shtoi se ata duhet të kishin harta ose informacione të sakta pasi tuneli ishte shumë i vështirë, duke e përshkruar si rrjetë.

“Ata kanë pasur informacion shumë të saktë, e dinit ju që kishte tunele poshtë? Ne kur zbritëm humbëm, pasi tunelet ishin si rrjetë, duhet të kishe informacion dhe hartë, të dije distancën. Të dije se ku do dilje, bazuar në këtë informacion, ato dyshohet se mund të kishin edhe informacion. Ata kanë punuar sistematikisht, pas një muri betoni ata nisën gërmimet e më pas fillonin të krijonin qëllimin e tyre. Nëse ata do ia dilnin mbanë do të ishte një nga bastisjet më të mëdha, ka pasur dhe një të tillë te 9-katëshet vite më parë dhe dështuan. Këto janë ngjarje që zbulohen ose me informacione shumë të saktë ose si në këtë rast. Janë ngjarje që janë kopjuar edhe nga jashtë, në Brazil. Aty kanë gjetur prova materiale, s’ka ende të arrestuar. Pretendohet se janë gjetur prova.”, tha Hoxha.

Ndërkohë autorët që kishin planifikuar vjedhjen e Bankës, janë shpallur në kërkim./albeu.com/


Shtuar 23.02.2022 10:03