Tensionohet situata para zgjedhjeve, tre ngjarje vetëm brenda ditës së sotme

Pas vrasjes së Elbasan dhe sulmit me armë në një lokal në Vlorë, Luan Tare, anëtar i LSI-së në Poliçan është dhunuar mbrëmjen e sotme.

Ai akuzon se autorët janë nipi me vëllanë e kryetarit të bashkisë Poliçan dhe 5 persona të tjerë.

Tare është gjakosur nga goditjet që ka marrë. Për momentin ai ndodhet në Qendrën Shëndetësore “Pëllumb Dollani” në Poliçan, ku po merr mjekim dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut.

“Isha duke ikur për në shtëpi. Pa hyrë te hyrja më dolën nja 7 çuna, më thirri njëri, e pashë që ishte për qëllim për të më goditur, u ngjita, por më kapën. Më kanë rrahur dhe më kanë bastarduar.

I njoha, ata kanë të bëjnë me kryetarin e bashkisë, njëri ishte nipi i tij dhe sorollat të tjerët. Pastaj mora në telefon 129. Kur vjen policia, erdhi vëllai i kryetarit nuk lë linte të bëja denoncimin dhe më goditi. Unë u kam shpëtuar, u thashë policëve mbajeni sa të hyj në shtëpi. U thashë aman vdiqa jam me zemër. Më dhimbte shpirti.

Më thanë do ta mbash kepelen e LSI-së më? Kanë tre muaj që më bëjnë presion, më kanë futur njerëz, “i kemi mbajtur ne, ama do të vrisnin do të bënin”. Ka tre muaj që ka filluar fushata. Më dhemb koka shumë” tha ai.


Shtuar 21.04.2021 22:33