Tensionet Rusi – Ukrainë, Rama: Kemi marrë konfirmim nga SHBA për rolin tonë, Shqipëria njihet për promovimin e paqes dhe sigurisë

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka për të folur në lidhje me konfliktin Ukrainë – Rusi.

Rama u shpreh se kanë marrë konfirmimin përfundimtar nga departamenti amerikan i shtetit se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtesë në Këshillin e Sigurimit në OKB për çështjen e Ukrainës.

Më tej Rama tha se Shqipëria vlerësohet shumë jo vetëm për karakterin e qëndrueshme por edhe për promovimin e paqes dhe sigurisë.

“Kemi marrë konfirmimin përfundimtar nga departamenti amerikan i shtetit se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtesë në Këshillin e Sigurimit në OKB për çështjen e Ukrainës. Në arenën ndërkombëtare Shqipëria vlerësohet për karakterin qëndrueshmërinë por vlerësohet edhe për aftësinë në luajtjen e rolit që i takon si një vend që promovon paqen, promovon sigurinë, si një vend që është anëtar i NATO-s dhe në anën tjetër është një vend me pozicion të spikatur në rajonin tonë. Anëtarësimi i Shqipërisë në këshillin e sigurimit në çështjen e Ukrainës. Krijimi i këtij çifti SHBA – Shqipëri në këshillin e sigurisë për të qenë penë-mbajtës është ndërmarrë për të garantuar nj angazhim aktiv dhe të vazhdueshëm me nisma konkrete nga dy vende partnere të ngushta me këtë proces, gjë që konfirmon qartësisht pozicionin e vendit tonë. Duke qenë aktiv ndaj një çështje kaq akute si kjo e Ukrainës, por edhe të gatshëm për punë konkrete në arenën e marrëdhënieve ndërkombëtare, ne përkufizojmë në sytë e të gjithëve atë që dëshirojmë të jetë roli ynë një forcë që kontribuon për të mirën. Jemi shumë të emocionuar nga ky zhvillim sepse është kurorëzim i një përpjekjeje dhe jo fundi por kurorëzim në vazhdën e mundimit për të bërë që Shqipëria të qëndrojë në nivel krejt tjetër në nivelin ndërkombëtar”,tha Rama.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Ministri i jashtëm rus i dërgoi një ketër ministres Olta Xhaçka ku i kërkonte se nëse Shqipëria ishin pro zgjerimit të NATO-s apo kundër. Më deklaratat e fundit të kryeministrit dhe Xhaçkës, vendi ynë konfirmon pozicionimin SHBA dhe Ukrainës./albeu.com


Shtuar 5.02.2022 11:45