Protestat ne veri të Kosovës pritet të vazhdojnë edhe sot për të tretën ditë radhazi.
Përfaqësues të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, kanë thënë se do t’i vazhdojnë protestat derisa të përmbushen kërkesat e tyre.
Ata kërkojnë tërheqjen e kryetarët shqiptarë të komunave si edhe largimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe.
Ndërkombëtarët kanë kritikuar ashpër situatën e krijuar në veri të Kosovës, të cilët kanë dënuar dhunën teksa kërkojnë de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës.
Në lidhje me këtë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përgjigjur se demokracia nuk mund të pezullohet e as nuk mund të mbahet peng, ndërsa ka theksuar se kryetarët e zgjedhur me votë në komunat në veri, kanë mbështetjen e plotë të qeverisë së drejtuar prej tij.
Që prej 26 majit situata në veri të Kosovës është tensionuar, pasi qytetarët serbë nisën protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
30 ushtarë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it janë plagosur gjatë përplasjes me grupe protestuesish serbë. Të lënduar në veri të Kosovës ka edhe nga radhët e protestuesve, por akoma nuk dihet numri i saktë./albeu.com/