Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila është pozicionuar krah Berishës, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në lidhje me tensionet e ditës së sotme në selinë blu.
Topalli ka akuzuar kreun demokrat Lulzim Basha për dhunë ndaj zonjave deputetet të PD-së, Albana Vokshit dhe Evi Kokalarit, duke thënë se është akti më i ulët që një burrë mund të bëjë.
“I pa afte per t’u turperuar!
Dhuna verbale dhe fizike e deputetit LB ndaj zonjave-deputete te PD, ndaj zonjave te zgjedhura nga rreth 500O delegate te PD dhe zonjave te tjera te lidhjes demokratike te gruas eshte akti me i ulet qe nje “burre” mund te beje .
Eshte hakmarrja e te shkarkuarit nga 5000 delegate qe i thane ik;
Eshte kultura e dhunes qe ai eshte perpjekur te fsheh permes buzeqeshjes fallso qe mbante:
Eshte sjellja prej frikacakut te dhunshem te mbushur me ligesi.
Koha jote mbaroi Lul!”, shkruan Topalli./albeu.com