Protesta e 94-t kundër qeverisë po vijon mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, ku janë rikthyer tensionet.
Përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit kanë sjellë përshkallëzim të situatës, ndërsa raportohet se është rritur numri i personave të shoqëruar nga policia.
Të lidhura
None found
Forcat e rendit kanë ndërhyrë për të zhvendosur qytetarët nga hapësira përballë godinës së Kryeministrisë. Protestuesit e kanë kundërshtuar këtë veprim dhe kanë refuzuar të largohen.
Në zonë janë dislokuar forca të shumta policore, mes tyre edhe efektivë të FNSH-së, ndërsa zhvillimet po ndiqen nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.
Gjatë tubimit të sotëm, i cili është karakterizuar nga tensione dhe përplasje të vazhdueshme, protestuesit kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
