Tensione dhe debate, çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend, PD paralajmëron mosbindje civile

Deputetja e PD-së, Zheni Gjergji ka dhënë detaje në lidhje me atë që pritet të ndodhë ditën e nesërme në seancën plenare në Kuvend, seancë që është e fundit e këtij sesioni parlamentar.

Ajo u shpreh në një emision televiziv tha se opozita është në mosbindje civile, dhe si formë për të treguar mosbindje, ditën e nesërme është zgjedhur fjala.

“Nuk është e thënë të bëjmë akte për të treguar mosbindje civile, vlejnë edhe fjalët.

Akt nesër në Kuvend do të jetë fjala për t’u thënë të vërtetën shqiptarëve që nismat ligjore po vijnë pa u diskutuar në mënyrë për të kaluar në mënyrë të përshpejtuar”, tha ajo.


Shtuar 18.12.2024 17:08

Tags: ,