Temperaturat e larta shtojnë ankthin te qytetarët, spitali psikiatrik në Elbasan mbushet plot

Temperaturat e larta theksojnë problematikat e shëndetit mendor duke shtuar numrin e personave që kërkojë ndihmë mjekësore.

Kryesisht periudhën e të nxehtit e përjetojnë me vështirësi të shtuara personat që kanë probleme me ankthin.

Të gjitha kapacitetet në spitalin psikiatrik të Elbasanit janë të ezauruara ndërkohë ndër këshillat e mjekëve, shumë i rëndësishëm është suporti i familjarëve.

Por jo vetëm shëndeti mendor, temperaturat e larta kanë mbushur urgjencën e Elbasanit. Pacientët që kërkojnë ndihmë mjekësore kryesisht shfaqin probleme gastroenterite, temperaturë, alergji dhe pickime nga insektet./ TCH


Shtuar 16.07.2023 20:50