Mesdheu po digjet në këtë fillim korriku, e për rrjedhojë edhe vendi jonë është përfshirë nga një mot “përvëlues”.
Temperaturat do të jenë të frikshme edhe gjatë fillimit të kësaj jave, ku e hëna dhe e marta pritet të jenë ditët më të nxehtë, ndërsa në ditët në vazhdim, temperaturat do nisin të tërhiqen duke pësuar një ulje të lehtë.
Dita e Premte parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare dhe të dendura.
Në relievet kodrinore , malore të vendit vranësirat nga mesdita deri pasdite do të jenë hera-herës deri të dendura. Ato do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe afatshkurtra në formën e shtrëngatave.
Por, në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra këto reshje në këto zona do të jenë edhe në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.
Për ditën e Premte reshjet e shiut do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe të herëpashershme. Lokalisht reshjet në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.
Për tu theksuar janë disa fakte: ditët më të nxehta të kësaj jave do të jenë ajo e Hënë dhe pjesërisht ajo e Martë më pas pritet rënie graduale e temperaturave në vlerat e mesditës. Për shkak të lagështirës relativisht të lartë ndjesia e temperaturave për trurpin e njeriut do të jetë disa gradë më e lartë se sa ajo reale e matur nën hije në kafazin meteorologjik. Duke filluar nga dita e Mërkurë pritet erë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës arrinë shpejtësi deri në 7-10m/s, shpejtësi kjo relativisht intensive./albeu.com