Temperaturat ekstreme duket se po përfshijnë të gjithë botën. Ndërkohë autoritetet greke kanë shpallur gjendjen e emergjencës në të gjithë vendin për tre ditët e ardhshme për shkak të rritjes së frikshme të temperaturave.
Mediat greke raportojnë se vendi i tyre do të pushtohet nga temperatura ekstreme duke filluar nga dita e nesërme deri të shtunën.
Temperaturat priten të shkojnë në 41 gradë C.
“Rritja e temperaturës do të nisë nesër të enjten nga perëndimi dhe do të vazhdojë të premten. Të shtunën temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë në Greqinë perëndimore dhe veriore, por do të mbeten të larta në të gjitha rajonet e tjera. Vlera maksimale parashikohet të arrijë në 40 deri në 41 gradë në kontinent dhe 37 gradë Celsius në ishuj”, raporton Shërbimi Kombëtar Meterologjik në Greqi./albeu.com